Nënkancelari gjerman, Olaf Scholz, tregon gjendjen shëndetësore të kancelares Angela Merkel, e cila ndodhet prej 24 orësh në karantinim, pas takimit që pati me një mjek të infektuar me COVID-19.
Sipas numrit dy të Gjermanisë, Merkel është në gjendje të mirë shëndetësore, por duke punuar nga banesa e saj.
“Kancelarja është në gjendje të mirë shëndetësore në këtë moment. Ajo është thjesht në zyrën e saj ne banese, ashtu si shumë njerëz të tjerë që u është dashur të vendosen në vetizolim në shtëpi”, tha Scholz, raporton Reuters.
“Ajo është aktive: ne patëm mbledhjen e kabinetit qeveritar këtë mëngjes. Jo me video, por sigurisht që të gjithë njohim zërat e njëri-tjetrit”, shtoi ai.
Scholz tha se ai do të fliste në vendin e Merkel në dhomën e ulët të parlamentit të Bundestag të mërkurën. /Gazeta Sinjali/