Një mërgimtar gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës ka gjetur “vendin ideal” për parkim të veturës.
Një mërgimtar gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës ka gjetur “vendin ideal” për parkim të veturës.
Para semaforit, në qendër të qytetit të Pejës. Këtë vend e ka zgjedhur një mërgimtar për ta parkuar veturën e tij.
Bashkatdhetarit nga Zvicra as që i ka bërë përshtypje fakti që ka shkelur rregullat e trafikut. E ky veprim kundërligjor nuk është vërejtur nga policia.
Kundërvajtësi me veturën luksoze BMW është parë me habi nga kalimtarët e rastit për veprimin e tij.
Ai ka zgjedhur vendlindjen për të abuzuar me ligjin, ndryshe nga vendi prej nga vjen, Zvicra ku për një veprim të tillë do të gjobitej rëndë.
Fotoja nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Sinjalit, është dërguar nga një sinjalizues./Sinjali/