Largimi i mërgimtarëve nga vendlindja pas pushimeve, për t’u kthyer në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, është gjithnjë i rëndë dhe i dhimbshëm.
Por, largimi i një mërgimtari ishte tragjik, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ndërroi jetë në orën 06:00 të mëngjesit në Podujevë, derisa ishte duke u kthyer në Perëndim.
Mërgimtari ishte duke udhëtuar me veturë me familjen e tij, kur, për një moment, i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte ndërruar jetë.
Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor. Ndërkaq, policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”./Gazeta Sinjali/