Shkeljet e rregullave të trafikut janë bërë të shpeshta, por edhe është rritur edhe numri i qytetarëve që i incizojnë dhe i publikojnë videot e fotografitë e shkelësve të rregullave.
Një rast ka ndodh edhe sot në Prizren, ku një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet se një veturë bën kthim gjysmërrethor në Prizren, afër qendrës tregtare “Abi Qarshia”.
Sinjalizuesi ka thënë që vetura ka qenë me targa të Zvicrës.
Kujtojmë që në prag të festave të fundvitit rritet numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/