Mërgim Berisha përfundimisht do të largohet nga RB Salzburg.
Sulmuesi nga Kosova ka kaluar të gjitha grupmoshat te Salzburg, derisa katër herë ishte i huazuar.
FC Liefering, LASK, Magdeburg dhe SCR Altach ishin ekipet e Berishës ku ishte i huazuar nga Red Bull Salzburg.
Megjithatë largimi i tij nga gjigantët austriakë do të ndodhë përfundimisht këtë verë.
23-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin, derisa nuk ka pranuar vazhdimin e saj pasi dëshiron një aventurë të re.
Mediat austriake dhe ato gjermane kanë raportuar se Berisha do të transferohet tek gjigantët holandez, PSV Eindhoven.
Agjenti i lojtarit është parë në Eindhoven ku ka biseduar me drejtuesit e PSV-së të cilët janë të gatshëm të transferojnë kosovarin.
PSV ka mbetur pa sulmuesin Donyell Malen që ka kaluar te Borussia Dortmund, derisa Berisha do ta zëvendësojë atë.
Tanimë drejtuesit e dy klubeve, PSV e RB Salzburg po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Berishës në Eindhoven.
Sulmuesi nga Kosova ka zhvilluar 55 ndeshje zyrtare deri më tani me Red Bull Salzburgun, ku ka shënuar 23 gola e ka asistuar në 15 të tjerë. /Gazeta Sinjali Sporti/