Makina e re nga Mercedes u pa në pistën më të famshme gjermane.
Pasi Porsche Panamera Turbo S mori titullin e sedanit më të shpejtë premium, në Mercedes, po punohet për një kundërpërgjigje.
Dhe ai do të jetë jashtëzakonisht i veçantë. Emri i tij është AMG GT 73 dhe qëndron mbi GT 63 i cili me V8 kap 100 km/orë në 3.2 sekonda.
Kjo është një makinë hibride, e cila do të ndërthurë shërbimet më të mira të AMG-së.
Makina ka një motor 4.0 V8, i cili zhvillon mbi 800 kuaj fuqi.
Por deri më tani dihet shumë pak për këtë veturë.
Gjithsesi ajo pritet të arrijë 100 km/orë në më pak se 3 sekonda pa ndonjë problem, dhe shpejtësia e saj maksimale pritet të jetë gati 350 km/orë. /Gazeta Sinjali/