Menaxheri i shqiptarit Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, është një tip i cili krijon zakonisht shumë polemika me deklaratat e tij. Ai ka folur edhe për transferrin më të ri të Napolit, Amir Rrahmanin, ku tha se duhet të tregojë se është në lartësinë e duhur, por për momentin nuk e ka këtë siguri.
Ai ka folur me tone shumë negative për blerjet më të reja të Napolit, klub i cili ka menduar të rinojë skuadrën me elementë të perspektivës, mes të cilëve edhe Amir Rrahmanin i cili do t’i bashkohet në verë.
“Mund të jenë dy rrugë të ndryshme mendimi. Nëse mendojmë një merkato të tillë për të zëvendësuar lojtarë si Allan apo Coulibaly, nuk mendoj se kanë ardhur lojtarët e duhur. Mund të jetë një merkato e bërë duke menduar për të ardhmen, duke u munduar që të sigurohen për t’i hedhr më pas në treg si lojtarë të rëndësishëm. Nuk janë lojtarë në gjendje për të zëvendësuar emra si Allan, Coulibaly, Callejon, Mertens, të cilët mund të largohen në verë. Janë të rinj, nga Deme te Lobotka, Petanja e Rrahmani, ata duhet të tregojnë se janë në lartësinë e duhur për Napolin, por për momentin nuk e ke këtë siguri”, tha Giuffredi./ Gazeta Sinjali/