image Duka thotë diçka që do t'i gëzojë fansat e klubit të madh italian

Futboll

Intervista/ Duka thotë diçka që do t’i gëzojë fansat e klubit të madh italian

news image

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për të përditshmen prestigjoze të sportit në Itali, “Corriere dello Sport”, mes tjerash, ka folur edhe për trajnerin e Napolit, Carlo Ancelottin.

Duka tha se Elseid Hysaj nuk do të largohet në janar nga Napoli, ndërsa Ancelotti do të jetë ai që do të shkarkohet, transmeton Gazeta Sinjali.

“Hysaj meriton të luaj, nuk mendoj se do të largohet nga Napoli në janar, Ancelotti po. Më vjen keq për Carlon pasi jam milanist, por me sa di, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri”, ka thënë Duka.

Kjo deklaratë e tij me gjasë do t’i gëzojë tifozët e Napolit, të cilët tash e disa javë janë duke e kërkuar shkarkimin e trjnerit.

Duka shtoi se me shumë gjasë Hysaj do ta lë largimin për në verën e vitit tjetër, atëherë kur atij i skadon kontrata me klubin italian. /Gazeta Sinjali/