image Menaxheri i ETC-së në Gjilan tregon për gjërat që dje u vodhën nga magazina

Siguri

Menaxheri i ETC-së në Gjilan tregon për gjërat që dje u vodhën nga magazina

news image

Gazeta Sinjali pak më herët raportoi prej burimeve të veta për një vjedhje në kryeqytet. Por, ajo nuk është e vetmja.

Një tjetër vjedhje, siç ka mësuar Sinjali, ndodhi edhe në Gjilan.

Burimet në Polici kanë treguar se vjedhja ndodhi dje në ETC në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas Policisë, pasi janë ndaluar dy të dyshuar për vjedhje, gjatë kontrollit te ta janë gjetur 6 palë patika, 6 palë farmerka dhe kabllo të rrymës.

Për këtë rast është intervistuar edhe menaxheri i ETC-së i cili edhe ka pohuar se mallrat e vjedhura ishin nga magazina e marketit.

Sipas burimeve të Sinjalit, dëmi i shkaktuar është rreth 500 euro.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar. /Gazeta Sinjali/