Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot në spital policin e plagosur, Alban Rashiti.
“Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut”.
Krasniqi tha se shërbimi i policëve për vendin e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë.
“Vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë. Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjesëtarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”.