image Memli Krasniqi shërohet nga COVID-19

Shëndetësi

Memli Krasniqi shërohet nga COVID-19

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se pas ritestimit ka rezultuar negativ me COVID-19.

Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se pas 15 ditëve ka arritur që ta mposhtë këtë virus dhe se tashmë është i lirë që ta vazhdojë punën.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit që kam bërë dje, sot jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ në COVID-19. Pas 15 ditësh trajtimi dhe ballafaqimi me virusin, e përfundova vetizolimin dhe tashmë jam i lirë që të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia normalisht.

I falënderoj për kujdesin të gjithë ata me të cilët kam komunikuar në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, ju uroj shërim të shpejtë e sa më të lehtë të gjithë atyre që janë të prekur nga Covid-19.

Falënderime të veçanta për punëtorët shëndetësorë që janë në linjë të parë të luftës me koronavirusin. Ju ftoj të gjithëve që të jeni maksimalisht të kujdesshëm dhe të mbani maskat, distancën sociale dhe higjienën personale”, përfundon Krasniqi. /Gazeta Sinjali/