image Memli Krasniqi: Keni me u bo horë me këto sondazhe, harroni që dalin këto rezultate

Memli Krasniqi: Keni me u bo horë me këto sondazhe, harroni që dalin këto rezultate

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të sondazhit të Institutit PIPO, sipas të cilit Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 40.95% të votave, ndërkaq PDK e dyta me 22.3%, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi u shpreh i bindur se ky rezultat dhe asnjë rezultati i ndonjë sondazhi nuk do të jetë rezultati i vërtetë i zgjedhjeve të parakohshme.

“Ma merr menja që keni pasë goxha shumë punë, se në kohë të zgjedhjeve sa kemi punë na, aq keni edhe ju. Por, po ju them publikisht ju kisha ftu me me i vazhdu debatet për sondazhe mas zgjedhjeve dhe me i ftu krejt këta sondazhista që kanë bë sondazhe, të cilat një pjesë jo veç që i dimë, por kanë me u bo horë kur të kryhet. Duhet me i thirr në studio dhe me ju thanë: ‘Kah, kah ju dolën juve këto rezultate? Sot, po ju them publikisht, këto (rezultate) me të 14-tin nuk dalin”, tha Krasniqi në T7, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/