image Krasniqi insiston në qëndrimin e partisë: Kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë

Politikë

Krasniqi insiston në qëndrimin e partisë: Kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka insistuar në qëndrimin e partisë së tij se ata nuk e mbështesin propozimin evropian.

I pyetur për takimin e 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se është një marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, dhe s’do të jetë obligativ.

“Kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, nuk do të jetë obligativ. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe sqarohet. Marrëveshja si e tillë i përmbushë kriteret që kërkohen nga neni 18 i Kushtetutës dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim… Në momentin që një gjë e tillë arrihet ne do t’i vazhdojmë diskutimet tona, duke përfshirë mbledhjet e Këshillit Drejtues, kryesisë së partisë, diskutimeve të hapura për të vendosur për qëndrimin final. Por, një gjë ua them kështu si është kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë”- shprehet Krasniqi për KP.

Kryetari i PDK-së kishte pasur takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ditëve të kaluara, por si duket ai megjithatë nuk është bindur që ta ndërrojë qëndrimin e tij.

/GazetaSinjali/