image Memli Krasniqi i kapet Vjosa Osmanit për klipin e Nexhmije Pagarushës

Politikë

Kuvendi/ Memli Krasniqi i kapet Vjosa Osmanit për klipin e Nexhmije Pagarushës

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ishte gabim i kryeparlamentares. Vjosa Osmani transmetimi i videoklipit të këngës, “Baresha” të bilbilit të muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës.

Kjo pasi që sipas tij, ikona e muzikës shqipe në vitin 2012 kishte kërkuar nga mediat që të mos transmetohej ky videoklip, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju përgëzoj për nderimin e doajenes, këngëtares më të jashtëzakonshme që ka pasur populli shqiptar, Nexhmije Pagarushës. Vetëm se ju e nderuat me një këngë për të cilën ajo vetë ka kërkuar që të mos transmetohet, kjo është një shkarje dhe një gabim që nuk do të duhej një kryetareje të Kuvendit të ju ikë. Videoklipin zonja Pagarusha e ndjerë qysh në mars të vitit 2012, publikisht ka kërkuar nga televizionet që të mos të transmetohet”, ka thënë fillimisht ai.

Krasniqi më tutje ka thënë se ky gabim me siguri ishte i paqëllimshëm, por që nuk hezitoi ta këshillonte Osmanin me një proverbë popullore.

“Për këtë kanë shkruajtur mediat e asaj kohe, mund t’i gjeni me një kërkim shumë të shpejt. Do të duhej dikush qoftë nga kabineti juaj, qoftë nga kolegët tuaj por edhe ju vetë pse jo ta dini që përkundër faktit që është një prej këngëve më të mira që është prodhuar në Gjuhën Shqipe, zonja Pagarusha e ndjerë ka kërkuar që ky videoklip të mos transmetohet dhe ju e transmetuat sot në sallën e Kuvendit. Me siguri pa qëllim, por siç thotë populli “ruju prej sevapit mos hyn në gjynah” dhe kjo juve ju vlen edhe për çështjet tjera që dëshironi t’i bëni me opozitën”, ka përfunduar deputeti i PDK-së.

Kujtojmë që sot seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës filloi me këngën, “Baresha” të Nexhmije Pagarushës në shenjë nderimi të veprimtarisë artistike të ikonës së muzikës shqipe./Gazeta Sinjali/