image Memli Krasniqi del me statistika: Kurti përmes polisës së sigurimit i ka zhvatë mërgimtarët

Politikë

Memli Krasniqi del me statistika: Kurti përmes polisës së sigurimit i ka zhvatë mërgimtarët

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar një status në Facebook, ku e ka quajtur mashtrues e zhvatës të mëgimtarëve kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Krasniqit, nga 1 qershori, deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë më shumë se 222 mijë vetura me mërgimtarë.

Nga to, sipas Krasniqit rimburësimin e polisës së sigurimit, e kanë marrë vetëm 8 mijë e 845 prej tyre.

Krejt kjo sipas Krasniqit, ka ndodhur për shkat të procedurave burokratike që ka vendosur qeveria.

Statusi i Krasniqit:

“Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar polisën e sigurimit në kufi.

Për shkak të procedurave të komplikuara burokratike që i ka vendosur Qeveria, vetëm 11,923 mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim, ndërkaq, deri sot, vetëm 8,845 prej tyre kanë përfituar rimbursimin.

Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre.”

/GazetaSinjali/