image Melo i kundërpërgjigjet Chiellinit: Kur unë isha në Juventus, ai e bënte në brekë nga frika

Futboll

Futboll/ Melo i kundërpërgjigjet Chiellinit: Kur unë isha në Juventus, ai e bënte në brekë nga frika

news image

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini gjatë ditës së sotshme e quajti ish-bashkëlojtarin e tij, Felipe Melo si lojtarin më të keq.

Italiani ia dha epitetin ‘Mollë e Kalbur’ Melos, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’, Melo iu është kundërpërgjigjur Chiellinit.

Melo tha se ndoshta Chiellini e xhelozon atë për shkak se ka fituar trofe me kombëtaren e Brazilit, kurse mbrojtësi i Juventus nuk ka arritur të fitoj asnjë titull me Italinë.

‘Ndoshta ai më xhelezon pasi që ai nuk ka arritur të fitoj ndonjë trofe ndërkombëtar me Italinë’, tha fillimisht Melo.

Tutje, braziliani u shprehë se sa ishte pjesë e Juventusit, Chiellini ishte frikacak që e bënte në brekë.

‘Ai u shprehë se Balotelli meriton një shuplak dhe se unë jam më i keqi dhe se gjithmonë kam ndezur përleshjet? Ai gjithmonë ishte një frikacak që e bënte në brekë’

‘Ky është Chiellini që gjithmonë aktëron sikur është më i miri. Mua më kujtohet se si e mposhtëm Italinë me rezultat 3:0 në vitin 2009 në Kupën e Konfederatave’, tha Melo./Gazeta Sinjali/