image Chiellini: Balotelli është njeri negativ por është një më i keq se ai

Futboll

Futboll/ Chiellini: Balotelli është njeri negativ por është një më i keq se ai

news image

Mbrojtësi i Juventus, Giorgio Chiellini javën tjetër do ta lansoj librin e tij me titull ‘lo, Giorgio’.

Në këtë libër Chiellini ka krtikuar shumë lojtarin Italian, Mario Balotelli dhe ish-bashkëlojtarin, Felipe Melo, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Unë jam dëshpëruar me dy lojtarë dhe mund të konfirmoj çdo gjë që kam shkruar në libër’, tha Chiellini për ‘La Repubblica’.

‘Balotelli është një person negative që nuk ka respekt për grupin’

‘Në Kupën e Konfederatave kundër Brazilit në vitin 2013, ai nuk ndihmoi asgjë. Ai meritoi një shuplak’

‘Disa njerëz mendonin se ai ishte ndër top 5 sulmuesit më të mirë në botë, por unë nuk e kam konsideruar kurrë në top 10 apo 20’

‘Por, ishte një më I keq se ai, Felipe Melo. Ia kam pas thënë drejtuesve të klubit që ai është një mollë e kalbur’, u shprehë Chiellini./Gazeta Sinjali/