image Melo i Juventusi pas operimit: Tani mund të luaj pa dhimbje

Futboll

Melo i Juventusi pas operimit: Tani mund të luaj pa dhimbje

news image


Arthur Melo është kthyer në shtëpi pas operacionit të këmbës së djathtë, ku duket i lumtur që operimi ka shkuar me sukses.

Mesfushori brazilian u desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për të zgjidhur problemin në këmbën e tij të djathtë.

24-vjeçari mbërriti në Juventus përpara sezonit 2020-21 dhe nënshkroi një kontratë deri në qershor 2025.

Ai konfirmoi se operacioni ishte i suksesshëm por do të duhet pak kohë për të rimarrë veten dhe shpreson që ‘më në fund të jetë në gjendje të luajë pa dhimbje’ kur të kthehet. “Gjithçka shkoi mirë.

Jam kthyer në shtëpi, shumë i lumtur sepse doja të bëja një ndërhyrje kirurgjikale dhe ta harroja këtë ndërhyrje, në mënyrë që më në fund të isha në gjendje të luaja pa dhimbje”.

“Faleminderit Dr. Piana dhe stafit mjekësor të Juves. Ndihem shumë mirë falë punës me stafin tim personal dhe besoj të jem 100 për qind sa më shpejt të jetë e mundur dhe me një motiv të shkëlqyeshëm për këtë sezon!”

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja mbështetëse! Shihemi së shpejti”, ka shkruar mesfushori brazilian. /Gazeta Sinjali Sporti/

View this post on Instagram

A post shared by Arthur Melo (@arthurhmelo)