Ledjana Prenga ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘’Glamour Zone’’ ku zbuloi detaje të tjera nga sherri i saj me Melisën, shkruan Gazeta Sinjali.
Ledjana sqaroi se zënka e tyre nisi pas një postimi nga ana e saj në Instagram. Mediet e interpretuan sikur ishte dedikim për Melisën, por në fakt nuk ishte.
E ftuar në një nga emisionet e Shqipërisë, Melisa e kishte quajtur fallco këtë të fundit.
Pasi theksoi se vajzat nuk kanë kontakt me njëra tjetrën dhe nuk janë sqaruar Ledjana shtoi: ‘‘Nuk mund të më thuash mua fallco, në një ambient ku unë nuk jam e pranishme. E për më tepër kur vetë çfarë nuk ke bërë.” /Gazeta Sinjali/