image Chelseat i largohet edhe një sponsor 'sherri' i Abramovich

Futboll

Chelseat i largohet edhe një sponsor ‘sherri’ i Abramovich

news image

Chelsea nuk është duke kaluar nëpër një periudhë të mirë, që kur Qeveria e Britanisë së Madhe vendosi sanksione ndaj Roman Abramovichit.

Derisa rusi është duke punuar rreth shitjes së klubit, nga londinezët nuk po ndalen së larguari sponsorët.

“MSC Cruises” ka konfirmuar se do të pezullojë përkohësisht aktivitetet e marketingut me Chelsean, shkaku i sanksioneve me të cilat po përballet ky klub dhe pronari aktual i tyre.

Megjithatë, kjo kompani mund të rikthehet sërish te “Blutë”, kur në krye të tyre do të jetë një pronar tjetër./GazetaSinjaliSporti/