image Meksikë, aktivizohet vullkani Popocatepetl

Botë

Meksikë, aktivizohet vullkani Popocatepetl

news image

Sasi të vogla të hirit ranë në jug të Meksiko City, për shkak të aktivitetit të shtuar në vullkanin e afërt Popocatepetl, njoftuan sot autoritetet meksikane.

Byroja e Mbrojtjes Civile në Meksikë njoftoi se hiri kishte rënë në periferitë jugore të kryeqytetit meksikan, Tlalpan dhe Xochimilco.

Në njoftim thuhet se hedhja e hirit do të vazhdojë dhe ka të ngjarë të shkojë në drejtimin e Meksiko City, por se shpërthimet nuk do të jenë më keq se ato në vitet e fundit, raporton AP.

Vullkani Popocatepetl është 5,426 metra i lartë dhe shtrihet 72 kilometra në juglindje të kryeqytetit meksikan.

Ky vullkan ishte veçanërisht aktiv në fillim të vitit, por aktiviteti i tij ishte qetësuar.

Rreth 25 milionë njerëz jetojnë në një hapësirë prej 100 kilometrash larg vullkanit Popocatepetl./Gazeta Sinjali/