image Meksika regjistron mbi 30 mijë viktima nga koronavirusi

Botë

Meksika regjistron mbi 30 mijë viktima nga koronavirusi

news image

Meksika ka njoftuar se regjistroi se mbi 30 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë ditë së shtunë, numri i viktimave u rrit me 523.

Meksika është vendi më i prekur nga koronavirusi.

Në Meksikë të shtunën u regjistrua një numër rekord i infektimeve ditore, apo 6 mijë e 916. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 252 mijë, por mediet vendore shkruajnë se shifrat mund të mos jenë të sakta për shkak të mungesës së testeve.

Meksika është shteti i dytë për numrin e lartë të viktimave pas Brazilit, i cili numëron rreth 64 mijë viktima dhe rreth 1.5 milion të infektuar. /Gazeta Sinjali/