Meksika ka njoftuar se regjistroi se mbi 30 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë ditë së shtunë, numri i viktimave u rrit me 523.
Meksika është vendi më i prekur nga koronavirusi.
Në Meksikë të shtunën u regjistrua një numër rekord i infektimeve ditore, apo 6 mijë e 916. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 252 mijë, por mediet vendore shkruajnë se shifrat mund të mos jenë të sakta për shkak të mungesës së testeve.
Meksika është shteti i dytë për numrin e lartë të viktimave pas Brazilit, i cili numëron rreth 64 mijë viktima dhe rreth 1.5 milion të infektuar. /Gazeta Sinjali/