image Meholli viziton familjet e prekura me Covid-19 në Vushtrri: Gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile

Kosovë

Shëndetësi/ Meholli viziton familjet e prekura me Covid-19 në Vushtrri: Gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka vizituar familjet e kësaj komune, të cilët janë të prekura me virusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Meholli, tha pacientëve iu ësht matur temperatura dhe parametrat vital, ku të gjitha kanë rezultuar me vlera normale referente.

“Pacientëve ju janë matur temperatura dhe parametrat vital, ku gjitha kanë rezultuara në vlera normale referente, dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile, pa shenja klinike të shprehura. Secilit pacientë i kemi dërguar nga një zarf me një sasi të masave mbrojtëse (maska dhe dorëza) dhe terapi simptomatike (paracetamol dhe vitaminë C)”, ka shkruar Meholli.

Në Vushtrri deri tani janë konfirmuar 23 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/