image Detaje nga i infektuari i mbrëmshëm me Covid-19 nga Studimja e Epërme e Vushtrrisë

Kosovë

Pandemia/ Detaje nga i infektuari i mbrëmshëm me Covid-19 nga Studimja e Epërme e Vushtrrisë

news image

Mbrëmë në Vushtrri është paraqitur edhe një rast me Covid-19, përkatësisht në fshatin Studime të Epërme.

Pacienti i infektuar me Covid-19 është një 71 vjeçar, i cili ende nuk dihet sesi është infektuar me Covid-19.

Sot do të testohen 10 kontakte të rastit, pra anëtarët e familjes së të infektuarit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli, i cili tha se mbetet të vërtetohet sesi ka arritur të infektohet me Covid-19.

“10 kontakte do të testohet sot, rrethi i parë i kontakteve, anëtarët e familjes. Si e ka marrë virusin mbetet të vërtetohet, pasi po flasim për diçka të padukshme dhe 80 për qind e rasteve asimptomatike”, tha Meholli.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 25 raste me Covid-19, ku prej tyre 23 janë shëruar dhe një ka vdekur, derisa edhe një është aktiv./Gazetën Sinjali,