Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me kryeministrin e vendit Albin Kurti, kanë bërë sot homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz, në nderim të 24-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes heroike.
“Kjo ngjarje ishte dëshmia më e fuqishme se tani më, me regjimin okupues fashist e kriminal të Serbisë, e vetmja zgjidhje ishte rezistenca e armatosur dhe lufta deri në fund për çlirim definitiv”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook pas vizitës.
“Restaurimi i Kullave të Jasharajve, që bartin peshën më të madhe të ndërgjegjes sonë kombëtare, do të jetë projekti ynë nacional në top-prioritet, sepse këtë ia kemi borxh, jo Familjes Jashari sepse atë dhanë gjithçka për Lirinë tonë, por ia kemi borxh historisë sonë të lavdishme dhe brezave të ardhshëm të kombit”, u shpreh tuje ministri.
“Të lavdishëm gjithmonë Jasharajt Legjendar!”.