image Mehaj reagon pasi kontigjenti i FSK-së shpëtoi dy persona në Turqi: Lajm i mrekullueshëm

Siguri

Mehaj reagon pasi kontigjenti i FSK-së shpëtoi dy persona në Turqi: Lajm i mrekullueshëm

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pasi që kontingjenti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës që gjenden në Turqi, kanë shpëtuar një burrë të moshës 45 vjeçare dhe një vajzë të moshës 13-vjeçare.

Mehaj ka shkruar se shpreson që FSK të gjejnë edhe persona të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara nga tërmeti.

“Lajm i mrekullueshëm! U konfirmua se tani kur kanë kaluar më tepër se 162 orë pas tërmetit në Turqi, në provincën Hatay, kontingjenti ynë i kërkim-shpëtim ka shpëtuar edhe dy jetë njerëzish, një burrë i moshës 45 vjeç, dhe tjetra vajzë e moshës 13 vjeçare. Shpresojmë se orëve në vijim pjesëtarët tanë të FSK-së të gjejnë edhe të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e krijuara pas këtij tërmeti të tmerrshëm.” – ka shkruar Mehaj.

/GazetaSinjali/