image Mehaj në Kroaci, kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Siguri

Mehaj në Kroaci, kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kroaci, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut.

Mehaj ka kërkuar që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë.

“Karta e Adriatikut – ShBA, adresa jonë e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO. Sot me ftesë të homologut e mikut tim kroat Mario Banozic, kam udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut-ShBA (A5) që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë. Pjesëmarrja ime në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/