image Mehaj: Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror

Siguri

Mehaj: Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me homolugun Shqipëria, Niko Peleshi. Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit vëllazëror.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, deklaroi se janë zotuar që edhe gjatë vitit të ardhshëm të rrisin bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit Mehaj, bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.

“Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, përfundoi ministri.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid02jLDCxbas7b8t91Ge69V1fZy5Qt5U3SqT5y58VfRmRTfrYMTJ7sgSfvLYTCF99Jokl

/GazetaSinjali/