image Shqipëria nis një kontigjent special ushtarësh drejt Kosovës - Sinjali

Shqipëria nis një kontigjent special ushtarësh drejt Kosovës

news image

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se do të nisin drejt Kosovës një kontingjent ushtarësh në kuadër të misionit të KFOR-it.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, teksa ka takuar ushtarët para nisjes.

Pas tërheqjes dhe përmbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam se do të vazhdojmë pjesëmarrjen në operacione të NATO-së dhe ndërkombëtare në përgjithësi. Dhe ky është rasti, ne po materializojmë, shtimin e prezencës tonë në KFOR, për herë të parë çojmë në këtë mision, misionin KFOR 1, një kontingjent special të veçantë të djemve dhe vajzave më të mirë që ne kemi në forca të armatosura”, ka thënë ministri Peleshi.

Peleshi thotë se në këto ditë kur paqja dhe siguria globale po sfidohet nga Rusia, shtohet dy fish vëmendja dhe përgjegjësia e secilit për të shërbyer me profesionalizëm, dinjitet, disiplinë ushtarake dhe me respektim të vlerave të Aleancës.

“Asnjë inç i kësaj Aleance nuk mund të preket, sepse NATO është Aleanca më e fuqishme ushtarake dhe politike në botë”, ka thënë tutje Peleshi.

“Në 48 orët e fundit, normaliteti, siç e tha Stoltenberg, ka ndryshuar, jemi në një normalitet të ri. Pra një mënyrë të një anshme, një fuqi si Rusia, hoqi dorë nga parimet që mbanin si shtylla rendin botërorë, dhe ktheu historinë pas në kohën e sferave të influencës dhe të pushtimit të një shteti më të dobët nga një shtet i fuqishëm”, ka potencuar ai.

Peleshi tutje thotë se duhet treguar vëmendje dhe vigjilencë e dinjitet përkrah aleatëve në mënyrë që flamuri shqiptar të valëvitet me krenari krahas flamujve tjerë të shteteve të NATO-së.

Edhe një gjeneral i ushtrisë shqiptare ka thënë se siguria globale është cenuar dhe se rajoni e Shqipëria nuk janë imunë ndaj veprimeve të Rusisë.

“Në këto situata të nxehta ju do të jeni atje për një qëllim të madh, që bëhet më kuptimplotë dhe domethënës, për sigurinë, lirinë dhe paqen, për t’i shërbyer NATO-së, për t’i shërbyer Shqipërisë”, ka përfunduar gjenerali shqiptar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin