image Mehaj: Ekipet e FSK-së po vazhdojnë kërkim-shpëtimin në Turqi, deri tani janë shpëtuar 4 persona

Siguri

Mehaj: Ekipet e FSK-së po vazhdojnë kërkim-shpëtimin në Turqi, deri tani janë shpëtuar 4 persona

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasditën e sotme ka mbajtur një takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi, me ç’rast ka thënë se deri më tani FSK ka shpëtuar nga rrënojat katër persona, shkruan GazetaSinjali.

Tutje Mehaj ka uruar që të ketë të tjerë të mbijetuar teksa pjesëtarët e FSK-së vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre.

“Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera”, ka thënë Mehaj.

Postimi i plotë i tij:

Në takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, njoftova zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.

Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera.

Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre.

/GazetaSinjali/