Megi Pojani do të jetë moderatorja e re e programit “Big Brother VIP Fan Club” në Top Channel. Lajmi është bërë me dije nga vetë televizioni, i cili ka prezantuar edhe promon e emisionit.
Sezonin e shkuar, programi që flet për polemikat e BBVIP, ishte nën moderimin e Dojna Memës, teksa këtë sezon zëvendësohet nga aktorja. Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Megit në moderim pas “Maskat” një rubrikë në programin “E diell”.
“Big Brother VIP Fan Club” do të fillojë nesër, më 8 Janar, dhe tashmë mbetet për t’u parë se cili/cila do të jetë opinionisti/ja e programit.
Kujtojmë që Megi ishte një nga finalistet e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars” që e mbylli siparin pak ditë më parë.