Princi Harry do të jetë i pranishëm në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip, por jo edhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle.
Kështu është bërë e ditur nga Pallati Buckinghamit.
Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrim sepse është këshilluar nga mjeku i saj që të mos bëjë ndonjë udhëtim për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.
Siç bëhet e ditur, dukesha e Susexxit do të sjellë në jetë një vajzë në fund të kësaj pranvere. Çifti Harry-Markle kanë edhe një djalë së bashku.
Princi Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare, të premten që shkoi. Varrimi i tij do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm familjarët e ngushtë për shkak të masave anti-COVID./Gazeta Sinjali/