image Mega-operacioni i policisë në Karaçevë, prangosen 7 persona, dyshohet se aksioni u kompromitua

Siguri

Mega-operacioni i policisë në Karaçevë, prangosen 7 persona, dyshohet se aksioni u kompromitua

news image

Shtatë persona të përkatësisë shqiptare janë prangosur sonte në mega-operacionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, dyshohet se mega-operacioni në Karaçevë u kompromitua, pasi që shumë nga aparatet për lojërat e fatit tashmë janë larguar nga aty, gjë që provon se ka pasur rrjedhje të informacionit dhe pritshmëri për një aksion të tillë.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se janë parë kamionë që kanë tërhequr aparate dhe inventarë që përdoret për organizimin e lojërave të fatit.

Duke u thirrur në burime të besueshme, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se rreth 500 zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë mobilizuar sonte për mega-operacionin për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. /Gazeta Sinjali/