image Mediumi serb: Shqiptarët e Kosovës po blejnë më shumë produkte serbe sesa shqiptare

Rajon

Mediumi serb: Shqiptarët e Kosovës po blejnë më shumë produkte serbe sesa shqiptare

news image

Stomaku dhe portofoli nuk njohin komb, kështu që shqiptarët e Kosovës disa muaj pas heqjes së taksës 100% po blejnë produkte serbe më shumë sesa mallra nga Shqipëria. Këshu raporton mediumi serb, “Glas javnosti”.

Ekspertët pohojnë se shumë shqiptarë ishin duke pritur me padurim për Plazma apo Smoki, kështu që tregu aktual i Kosovës është përmbytur me mallra nga Serbia. Sipas “Glas javnosti”, importet nga Serbia për muajin qershor arritën në 18 milionë euro, të cilat tejkaluan Shqipërinë me 17.6 milionë euro. Importet nga Maqedonia janë me vlerë 18.2 milion euro, dhe nga Bosnja 3.7 milion euro, transmeton Gazeta Sinjali.

Të dhënat e fundit për muajin qershor tregojnë se shteti serb ka rifituar epërsinë e tij midis vendeve që janë pjesë e CEFTA-s, kur bëhet fjalë për eksportet në Kosovë.

“Glas javnosti” shkruan se shumica e shqiptarëve nga Kosova vlerësojnë se produktet serbe janë me cilësi më të mirë sesa ato të prodhuara në Kosovë, por shumë nuk do ta pranojnë.

Sipas mediumit serb, pjesa dërrmuese e shqiptarëve blejnë ushqim nga Serbia, kështu që thirrja e gjatë e partive opozitare shqiptare për të bojkotuar mallrat nga Serbia nuk u prit me një përgjigje të madhe. /Gazeta Sinjali