image Mediumi serb: Kurti ka kontaktuar ambasadorët e QUINT-it, ka vendosur të fillojë një luftë

Politikë

Mediumi serb: Kurti ka kontaktuar ambasadorët e QUINT-it, ka vendosur të fillojë një luftë

news image

Mediumi serb “Novosti” pasditen e së dielës, ka raportuar se “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të fillojë një luftë”.

Ky medium po pretendon se shefi i Qeverisë së Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka kontaktuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Të njëjtit, tutje pretendohet, se Kurti i ka informuar se do ta dërgojë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, për t’i larguar të gjitha barrikadat.

Sipas këtij raportimi, kryeministri i Kosovës ka informuar përfaqësuesit e QUINT-it se ka urdhëruar policinë që të qëndrojë në gatishmëri për “aksionin e mbrëmjes së sotme”.

/GazetaSinjali/