Mediumi serb B92, që konsiderohet i lidhur me pushtetin e Aleksander Vuçiq, shkruan se si turistët serbë që kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për të kaluar pushimet janë zhgënjyer me atë se çfarë kanë parë atje.
Siç pretendon B92, turistët serbë që po kalojnë pushimet në Shqipëri janë ankuar për mirëmbajtjen e plazhit në bregdetin shqiptar.
Një pushuese serbe ka postuar një video në rrjetin social TikTok, që sipas saj në plazh ka gjetur mbeturina dhe mbetje të tjera.
“Deri sa erdha të gjithë thanë se është shumë bukur. Kjo është çfarë nuk na kanë treguar, papastërti, erë e keqe, ujëra të zeza nga të gjitha anët. Kjo është vetëm një pjesë”, ka shkruar ajo në videon e postuar.
Në video, ajo theksoi se vendi në fjalë është Spile, dhe pretendon se ujërat e zeza po derdhen në rrugë. Videoja tregon një plazh të zbrazët ku njerëzit lanë bishtat e cigareve, si dhe shishe dhe kanaçe.