Mediumi më i madh gjerman “Der Spiegel” e ka quajtur kontraverse fitoren e Dominic Bosel kundër Robin Krasniqit mbrëmë në Magdeburg.
“Dominic Bosel mposhti Robin Krasniqin në mënyrë kontroverse në pikë”, kështu është titulli i mediumit gjerman pas përballjes së mbrëmshme.
“Vendimi u përshëndet me fishkëllima nga shumica e tifozëve, pasi Krasniqi ishte boksier më i mirë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “Der Spiegel”.
Tutje, në artikull shkruhet se Bosel u mundua që të qëndronte para kundërshtarit me mbrojtje të dyfishtë dhe kërkonte hapësirë, por që këtë Krasniqi ia ofroi rrallë.
Mediumi gjerman shkruan se Krasniqi ishte më kërkues dhe tentoi më shumë dhe mbylli mirë sulmet e Bosel.
Po ashtu, në tekst shkruhet që Bosel e goditi disa herë prapa koke me grushte që quhen “grushte lepuri” por gjyqtari, Ingo Barrabas nuk i zbriti asnjëherë pikë Boselit, përkundër që ia tërhoqi vërejtjen disa herë.
“Der Spigel” shkruan se Robin Krasniqi meriton edhe një ndeshje tjetër me Boselin./Gazeta Sinjali Sporti/