image Sonte spektakël boksi në “Fadil Vokrri”, meçi kryesor mes Krasniqit dhe Mohammedit

Sporte Luftarake

Sonte spektakël boksi në “Fadil Vokrri”, meçi kryesor mes Krasniqit dhe Mohammedit

news image

Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin më të veçantë në karrierën e tij.

Ai do të ngjitet në ring në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke boksuar kështu para mijëra tifozëve shqiptarë.

Krasniqi do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC.

Spektakëli i boksit do të fillojë në ora 19:00, teksa meçi mes junikasit dhe francezit është kryesori dhe do të jetë i fundit i mbrëmjes.

Krahas Krasniqit, publiku do ta ketë mundësinë të shoh nga afër edhe boksierët tjerë shqiptarë si: Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj. 

/GazetaSinjali/