image Mediumi kroat: Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për pastrim parash

Rajon

Mediumi kroat: Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për pastrim parash

news image

Mediat sllovene ishin të parat që raportuan rreth ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin përflitet se është i përfshirë në një skandal të shpërlarjes së parave, përmes një kompanie të tij të regjistruar në Mal të Zi.

Një skandal diplomatik? Ambasadori i Kosovës në Kroaci akuzohet për shpërlarje parash”, është titulli i mediumit kroat.

Sipas televizionit Planeta, ndaj politikanit slloven është duke u zhvilluar një hetim ndërkombëtar për disa transaksione që i janë dërguar degëve serbe të furnizuesit slloven të energjisë “GEN-I”, kompania e ambasadorit kosovar “MB consulting”.

 Sipas mediave, kompania e Martin Berishaj ka marrë 600 mijë euro, të cilat i kanë tërhequr gradualisht kesh dhe që dyshohet se ia kanë kthyer Golubit, për t’i investuar në mënyrë anonime në një fond italian. 

/GazetaSinjali/