Lazio është shumë afër të arrijë marrëveshje me trajnerin e njohur Maurizio Sarri.
Tekniku italian është i hapur të marrë stolin e klubit italian, vetëm se ka kërkuar disa transferime në skuadër.
Transferi i parë pritet të jetë Elseid Hysaj, që do largohet nga Napoli si agjent i lirë, derisa ka punuar në të kaluarën nën urdhrat e Sarrit.
Hysaj kaloi vitet më të mira nën urdhrat e Sarrit, andaj do ishte i hapur për bashkimin te Laizo.
Sipas “Corriere dello Sport”, Lazio do bëjë edhe disa transferime në sulm, e të preferuarit e Sarrit janë dyshja tjetër shqiptare Milot Rashica dhe Xherdan Shaqiri.
Rashica më rënien e Werder Bremen nga Bundesliga, është konfirmuar se do largohet, derisa Shaqiri nuk ka vend në formacionin bazë të Jurgen Klopp, andaj do shitet në verë.
Sulmuesit do jenë pjesë kyçe e projektit të Sarrit.
Në rast që kompletohen dy transferimet, atëherë do kemi mundësinë që në sulmin e Lazios të jenë Shaqiri, Rashica dhe Vedat Muriqi, kuptohet nëse ky i fundit nuk largohet. /Gazeta Sinjali Sporti/