image Mediumi i famshëm britanik i bën një dokumentar fantastik Kombëtares së Kosovës

Futboll

Sport/ Mediumi i famshëm britanik i bën një dokumentar fantastik Kombëtares së Kosovës

news image

Gazetari britanik James Montague, i cili punon për mediumin e njohur “Bleacher Report Footbal”, ka realizuar një dokumentar për Kombëtaren e Kosovës dhe tifozët e saj.

Montague, këtë dokumentar e ka realizuar nga Kosova, ku krahas dashurisë për sportin përmend se si kosovarët ishin detyruar gjatë kohës së luftës të largohen si refugjatë në vende të ndryshme europiane si Gjermania, Suedia e Zvicra.

James po ashtu ka zhvilluar edhe intervista me futbollistë të Kombëtares së Kosovës. Krahas lojtarëve në dokumentar është i përfshirë edhe trajneri Bernard Challandes.

Dokumentari përmban pamje të mahnitshme të tifozëve kosovarë, të cilët flasin për sfidat që ka pasur Kosova dhe se sa krenar janë me arritjet e kombëtares.

Përveç kombëtares, në dokumentar përmendet edhe Fadil Vokrri, Majlinda Kelmendi, ku tregohen historitë e tyre dhe se çfarë kanë bërë për Kosovën./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/BleacherReportFootball/videos/430654310979217/