Gazetari britanik James Montague, i cili punon për mediumin e njohur “Bleacher Report Footbal”, ka realizuar një dokumentar për Kombëtaren e Kosovës dhe tifozët e saj.
Montague, këtë dokumentar e ka realizuar nga Kosova, ku krahas dashurisë për sportin përmend se si kosovarët ishin detyruar gjatë kohës së luftës të largohen si refugjatë në vende të ndryshme europiane si Gjermania, Suedia e Zvicra.
James po ashtu ka zhvilluar edhe intervista me futbollistë të Kombëtares së Kosovës. Krahas lojtarëve në dokumentar është i përfshirë edhe trajneri Bernard Challandes.
Dokumentari përmban pamje të mahnitshme të tifozëve kosovarë, të cilët flasin për sfidat që ka pasur Kosova dhe se sa krenar janë me arritjet e kombëtares.
Përveç kombëtares, në dokumentar përmendet edhe Fadil Vokrri, Majlinda Kelmendi, ku tregohen historitë e tyre dhe se çfarë kanë bërë për Kosovën./Gazeta Sinjali/