image Mediumi britanik: Von der Leyen turpërohet kur Kurti i përmend “padrejtësinë e madhe”

Politikë

Mediumi britanik: Von der Leyen turpërohet kur Kurti i përmend “padrejtësinë e madhe”

news image

Në Slloveni janë mbledhur sot liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas zhvillimeve në Slloveni të samitit të Bërdos, tabloidi britanik ‘Express’ pati një raportim të veçantë me zhvillimet atje.

Ky medium raportoi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është turpëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën para samitit të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, i cili tha se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së është ‘padrejtësi e madhe’.

Gazeta gjithashtu shkroi se në këtë takim delegatët do të vlerësojnë përparimin e gjashtë shteteve të Ballkanit: Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, drejt anëtarësimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Të pranishëm janë drejtuesit e 27 vendeve perëndimore./Gazeta Sinjali/