image Mediumi italian: Torino është treni i fundit për Muriqin

Futboll

Mediumi italian: Torino është treni i fundit për Muriqin

news image

Vedat Muriqi po vuan me formën e tij që nga transferimi në verën e kaluar në Lazio, shkruan Sinjali Sport.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, kosovari nuk ka shënuar gol qe 1002 minuta dhe është bërë një simbol i një transferimi të dështuar.

Sipas gazetës, ndeshja ndaj Torinos do të jetë “treni i fundit” për Muriqin nëse dëshiron qëndrimin në Lazio.

Ai do të jetë titullar pasi Correa dhe Caicedo nuk do të paraqiten në këtë takim.

Muriqi ka një gol në 25 ndeshje në Serie A, forma e tij pati rënie e ngritje që nga transferimi i tij prej 18 milionë euro nga Fenerbahce.

Së pari lëndimi e pastaj situata me COVID-19, sidoqoftë, ndeshja e nesërme ndaj Torinos do të jetë mundësia e fundit për ta dëshmuar vetën e tij në Romë. /Gazeta Sinjali Sporti/