image Mediat gjermane shkruajnë për Taynan

Showbiz/ Mediat gjermane shkruajnë për Taynan

news image

Ka vetëm dy vite që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare, por reperja, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina, ka korrur suksese të mëdha.

Për këto suksese tashmë po shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare.

Së fundmi, bukuroshja nga Prizreni është përzgjedhur nga revista e njohur gjermane, “Life” për muajin tetor, madje është e para artiste nga Kosova, e cila shfaqet në ballinën e kësaj reviste.

E njëjta revistë në llogarinë zyrtare në Instagram ka shkruar. “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane”./Gazeta Sinjali/