image Mësohet se pse u ngatërrua himni i Shqipërisë

Futboll

Euro2020/ Mësohet se pse u ngatërrua himni i Shqipërisë

news image

Incidenti i djeshëm me ngatërrimin e himnit të Shqipërisë me atë të Andorrës ka qenë kolektiv dhe jo vetëm i Federatës Franceze të Futbollit. Ndeshja Francë- Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020 filloi 7 minuta me vonesë pasi në fillim kur kombëtarja shqiptare e futbollit duhet të këndonte himnin e saj, në sfond u shfaq himni i Andorrës pa u ndërprerë. Më pas vijoi ai francez ndërkohë tifozat shqiptarë në “Stade de France” duke e marrë si provokim të rëndë nisën të ofendonin dhe fërshëllenin.

Por e gjitha ka qenë një ngatërresë edhe pse ndodhi në një nga stadiumet dhe shtetet më të rëndësishme të botës. Këtë e ka zbuluar një media sportive franceze, RMC Sport. FFF ka një shërbim protokoll që bashkëpunon ngushtë me marketingun në menaxhimin e organizimit të një takimi ndërkombëtar, miqësor ose zyrtar.

Dhe përsa i përket himneve të skuadrave mike, shërbimet e Federatës Franceze të Futbollit i marrin nga UEFA nëpërmjet shërbimeve postare. Por shërbimeve të FFF i kanë ardhur dy emaile sipas RMC Sport. Një për Shqipërinë dhe një për Andorrën pasi Franca të martën pret në të njëjtin stadium kombëtaren e Koldo Alvarez.

Duket se në adresë të shërbimeve të FFF kanë ardhur dy emaile dhe për ironi të fatit është hapur himni i Andorrës dhe jo ai i Shqipërisë. Padyshim rastësisë nuk mund të justifikohet faji i FFF-së apo shërbimeve të saj dhe pse deri tani nuk është marë asnjë masë. Trajneri Deschamps deklaroi se gabimi me himnin nuk duhet të ndodhë më ndërsa dhe vetë Presidenti francez i ka kërkuar ndjesë Edi Ramës, ndjesë e cila është pranuar nga kryeministri i Shqipërisë.

Por një gafë e dytë e cila ka mbetur e pashpjeguar, e pajustifikuar dhe e pafalur është se Shqipërisë nuk iu kërkua falje në fillim, por spikeri tha “I kërkojmë falje Armenisë”. Duke bërë që tifozat kuqezinj që ndodheshin në “Saint Denis” të shpërthenin në fishkëllima dhe fyerje.