Para disa ditësh, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, njoftoi se po planifikojnë që të fillojnë vaksinimin në objekte fetare të vendit, në mënyrë që të rritet numri i të vaksinuarve.
Për këtë plan të MSH-së tashmë kanë raportuar edhe mediat botërore si The Independent, AP News, Euronews e të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kosovarët marrin vaksinën kundër COVID-19 pas namazit të xhumasë në xhami”, ishte titulli i Associated Press.