Me zërin duke u dridhur, ndërkohë që falenderonte të pranishmit për pjesëmarrjen në ceremoninë e fundit të babait të tij, djali i Bujar Nishanit, Ersi tha se familja kishte humbur busullën me largimin e tij nga jeta.
Ai tha se Bujar Nishani nuk bënte kompromis për tre gjëra: familjen, Zotin dhe atdheun, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tutje shtoi se familja Nishani, i jep lamtumirën busullës drejtuese, ndërsa kombi shqiptar i jep lamtumirën shërbëtorit të përulur.
“Të nderuar personalitete dhe miq të pranishëm u falënderoj për praninë tuaj na keni lehtësuar dhimbjen sado pak. Im atë për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis për tre gjëra, familjen, Zotin dhe atdheu. Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese, kombi shqiptar i jep lamtumirën një shërbëtorit të përulur dhe Zotit i shtohet një ëngjëll në parajsës. Lamtumirë baba!”, u shpreh Ersi Nishani.
Për të parë videon e ceremonisë, duhet të klikoni KËTU!