image Me veturë zyrtare i kalojnë vikendet te ‘Pishat në Sllatinë’

Kosovë

Keqpërdorim/ Me veturë zyrtare i kalojnë vikendet te ‘Pishat në Sllatinë’

news image

Keqpërdorimi i veturave zyrtare nuk ka të ndalur. Anipse sot është fundjavë, vetura shtetërore me tabela “5Z” ka qenë në funksion të personave zyrtarë.

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë ditës së sotme, te “Pishat në Sllatinë” është para vetura me tabela “5Z”.

“Për të dytën herë. Fotot janë bërë live sot, goxha fell në Parkun e Pishave”, ka thënë sinjalizuesi.

Por, nuk është hera e parë që kjo veturë është shfrytëzuar në fundjavë, pasi që sipas sinjalizuesit e njëjta veturë edhe para një jave ka qenë në po të njëjtin vend.

“Asnjë! Vetëm vetura e parkuar që dy vikende plus që kanë shkruar gazetat javën e kaluar, por nuk po e dimë e cilit institucion është”, ka thënë sinjalizuesi.

Kohë më parë është raportuar që me vetura zyrtare kanë bartur drunjë për dimër. /Gazeta Sinjali/